Kohëve të fundit zjarri ka përfshirë shumë shtete, dëmet material janë të mëdha për fat të keq ka humbje edhe të njerëzve.
Kjo fatkeqësi edhe këtë vit nuk iu është dnarë edhe komunës së Buajnocit, ku ditë më parë në fshatin Zhbevcë zjarri ka kapluar një sipërfaqe të madhe duke lënë pasoja të mëdha material, por me ndihmën e zjarrfikësve por edhe të banorëve është arritur të lokalizohet zjarri.
Gjatë ditës së djeshme zjarri ka përfshirë edhe një pjesë mes fshatrave Nasalcë dhe Vërban ku pas një intervenimi të zhjarfikësve është arritur të lokalizohet, duke i zvogëluar edhe dëmet materiale.

Për dallim nga vatrat tjera të zjarrit, në këtë pjesë zjarrfikësit sipas Ali Asllanit kryeshef i shtabit për situate të jashtëzakonshme, kanë arritur të regjistrojnë 31 detonacione nga mjetet e pashpërthyera gjë që ka qenë rrezik edhe për zjarrfikësit që të afrohen afër vatrës së zjarrit për ta shuar atë.
Sipas Asllanit shkaktari kryesorë i ndezjes së zjarreve është faktori njeri andaj apelon te qytetarët që të kenë kujdes, mos të përdorin shkrepsat aty ku nuk është nevoja, sidomos te zonat që janë me pisha sepse ato janë shum të ndjeshme veçanarisht në këto temperature të larta.
Asllani theksonë se tashmë kemi edhe ligjin i cili parasheh dënime nga 5 deri në 50 mijë dinarë pë rata që kapen duke dhezur pyejet./LajmiAL/












