Në lagjen rome në qytetin e Bujanocit sot janasfaltuar tri rrugë, rruga Zulfiqar Bajramoviq, rruga Sait Baliq dhe rruga Rruga e Gjilanit hyrja 1, që të gjitha janë kryer brenda ditës së sotme.

Qytetarët e komunitetit rome me shumë kënaqësi e kanë mirëpritur asfaltimin e këtyre rrugëve dhe kanë shprehur falënderime të shumta në adresë të pushtetit lokal, gjegjesisht kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit.

Përmes rrjeteve sociale komuniteti rom ka falënderuar edhe përkushtimin e këshilltarit rom në Kuvendin Komunal të Bujanocit Adem Salihut për angazhimin e tij.

Punimet nga afër i ka përcjellur edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi./Lajmi-AL/












