Asambleistët e kuvendeve komunale të Bujanocit dhe Preshevës sot kanë vizituar institucionet lokale të Novi Pazarit.
Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit Enver Ramadanit, qëllimi i takimit ka qenë bashkëpunimi në mes kuvendeve me theks të veçantë barazia gjinore dhe shkëmbimi ideve.

Lajmin për takimin e ka bërë të ditur përmes rrjetit social kryetari i KK të Bujanocit Enver Ramadani.
“Sot gjatë ditës bashkë me këshilltarët komunal nga Bujanovci dhe Presheva takuam kryetaren e Kuvendit të N. Pazarit Anela Halilovic dhe kryetaren e Këshillit Kombëtar Boshnjak Jasmina Curic.
Qëllimi I takimit bashkëpunimi në mes kuvendeve me theks të veçantë barazia gjinore dhe shkëmbimi ideve.
OSBE e përkushtuar në problematikat e kuvendeve komunale” ka shkruar Ramadani. /Lajmi-AL/













