Menjëher pas Vitit të Ri ambasada e Gjermanisë me ndryshimin e procedurës së aplikimit për termin njëkohësisht ka ndryshuar edhe taksat e aplikimit për lejeqëndrim (Viza).
Para se të ndryshonte procedura e aplikimit, të rinjtë duhet të paguanin rreth 7.000 dinarë për vizën ndërsa edhe një shumë simbolike per sigurimin që nuk ishte rreptësisht i obliguar, ndërsa dokumentet dorëzoheshin drejtpërdrejt në ambasadë.
Tash gjithçka ka ndryshuar, përveç aplikimit çdo muaj dhe ndarja e termineve si nē lotari, rinia dokumentacionin e dorëzon në një agjension i cili është akredituar nga ambasada e Gjermanisë për pranim të dokumentacionit për aplikim.
Përsa i përket takasave, taksa e aplikacionit për vizë tash kushton rreth 14.000 dinarë si dhe sigurimi i detyrueshëm që duhet bashkangjitur dokumentacionit rreth 10.000 dinarë, një përfitim i pastërt për agjensionet e sigurimit, shumë kjo që arrin rreth 200 euro pa llogaritur shpenzimet tjera sikur se janë, rruga dhe kompletimi i dokumentacionit për aplikim.
Vlen të theksohet se akoma ka agjensione të cilat kërkojnë nga qytetarët nga 300-500 euro për gjoja aplikimin për termin, gjë që mund të bëhet vetë përmes një procedure shumë të thjeshtë, njejt sikurse e bëjnë edhe agjensionet.
Sipas informacioneve që ka siguruar LajmiAL taksa e aplikimit pritet të ngritet edhe më shumë, por kjo si duket aspak nuk po i bënë përshtypje rinisë, të cilët kanë vetëm një qëllim, migrimin drejt Gjermanisē./LajmiAL/












