Arrijnë tekstet shkollore nga Shqipëria në Luginë

0
288

Shtëpia botuese ALBAS nga Presheva ka bërë të ditur, se sot kanë arritur tekstet shkollore nga Republika e Shqipërisë për ciklin fillor.

Sipas këtij njoftimi tekstet janë të lejuara nga Ministria e Arsimit e R. Sërbisë.

Postimi i Sh. B ALBAS

Sapo arritën tekstet shkollore nga Republika e Shqipërisë

Këtë vit kemi arritur të sigurojmë librat e nevojshëm për vitin shkollor 2021/22 në ciklin fillor. Tekstet janë të lejuar nga Ministria e Arsimit në Serbi. Tekstet e tjera janë në procedurë të lejimit, çka shpresojmë se do të na vijnë lejet nga Ministria e Arsimit. Urojmë që ky vit të fillojë pa probleme pandemie!
.Me dashni, Albas – Preshevë, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese ALBAS. /Lajmi-AL/