Arrestohet serbi i dyshuar që kercenoi me thirrje anonime per bomb në vendvotimin nr.6 në tërnoc

0
1422

Të mërkurën në Bujanoc është arrestuar Z. K., i cili përmes thirrjes anonime sot në mëngjes ka thënë se në vendvotim nr.6 në shkollën “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc është vendosur bombë, mëson LajmiAL nga burime policore.

Për shkak të këtij raporti të rremë, votimi për parlamentaret është ndërpre dhe shkolla u evakuua.

“Z. K. është arrestuar me dyshimin se ka kryer veprën penale të shkaktimit të panikut dhe çrregullimit.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç mëson LajmiAL bëhet fjalë për një person që ka qenë i njohur për raporte të ngjashme edhe më parë. Në shtëpinë e tij në orët e pasditës është kryer bastisje, ndërsa është gjetur edhe telefoni nga i cili është kryer thirrja. LajmiAL ka siguruar edhe fotografinë e të arrestuarit./LajmiAL/