Arrestohet i dyshuari për grabitjen e dy shqiptarëve në autostradën Nish-Shkup afër Vranjës (polic në pension nga Vranja)

0
443

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranje kanë arrestuan një mashkull (1963) nga Vranja, për shkak të dyshimit se i injeti ka kryer veprat penale të grabitjes dhe prodhimit të paligjshëm, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të armëve dhe eksplozivëve.

Sipas njoftimit nga Administrata e Policisë, dyshohet se i njeti më 27 dhjetor të këtij viti, në orët e para të mëngjesit në autostradën Nish-Vranje, afër fshatit Prevallac, me automjet “duke përdorur targa false dhe ndriçes policie, ka ndaluar një makinë Audi me targa të huaja”. “, me të cilin kanë udhëtuar dy persona – një qytetar i Maqedonisë Veriore, dhe tjetri i Shqipërisë.

“I dyshuari, i cili, siç dyshohet, ka qenë me uniformë kamuflazhi, u prezantua si polic dhe me kërcënimin e një arme, u mori udhëtarëve parat dhe celularët.

Gjatë kontrollit në shtëpinë familjare të të dyshuarit, policia gjeti një pushkë automatike, një pistoletë, municion, dy bomba, një letërnjoftim zyrtar, uniformë kamuflazhi, dritat ndriçuese të policisë dhe një kapelë-fantom.

Me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, të dyshuarit iu është shqiptuar mbajte në arrest deri në 48 orë dhe ai do të sillet në zyrën e prokurorit në bazë të kallëzimit penal” thuhet në deklaratën e policisë.

Siç ka raportuar më herët Lajmi-AL, nga shtetasi maqedonas E.A nga Tetova polici i rrejshëm ka garbitur 800 euro dhe telefonin mobil Iphone, ndërsa nga shtetasi shqiptarë M.O ka grabitur para në shumë prej 8.800 euro dhe telefonin mobil Iphone, rasti menjëherë iu ishte paraqitur policies./Lajmi-AL/