Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Pirot, në bashkëpunim me policinë kufitare, arrestuan A. B. lindur (1998) nga komuna e Bujanocit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe kontrabandim me njerëz.
Policia gjeti 40 emigrantë të parregullt pa dokumente në furgonin që drejtonte.
Emigrantët u dërguan në qendrën e pranimit.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftimin e MPB-së./LajmiAL/












