Arifi: Turp për Komisionin Europian që nuk parandalon spastrimin etnik të shqiptarëve

0
360

Kryetari ii APN-së Shqiprim Arifi duke komentuar raporti e BE-së për Serbinë 2021,ka hedhur një sër kritikash mbi këtë raport i cili sipas arifit nuk mbron të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Arifi ka thënë se, është turp për Komisionin Europian, i cili këshillon se “ka nevojë që autoritetet t’i shpjegojnë më mirë publikut se si po bëhen këto kontrolle”në vend se të insistojnë të parandalojnë këtë dukuri të spastrimit etnik te shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë i kryetarit të APN-së Shqiprim Arifit

Nisur nga qasja selektive e punësimit dhe deri tek pasiviteti total i adresave të shqiptarëve 🇦🇱; Lugina e Preshevës mbetet epiqendër e diskriminimit, gjë e cila as që është përmendur në Raportin e BE -së për Serbinë 2021. Është turp për Komisionin Europian, i cili këshillon se “ka nevojë që autoritetet t’i shpjegojnë më mirë publikut se si po bëhen këto kontrolle”, në vend se të insistojnë të parandalojnë këtë dukuri të spastrimit etnik te shqiptarëve të Luginës së Preshevës 🇦🇱