Arifi: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë përdorur vetëm si dekor për lidershipin e Kosovës

0
185

Është për keqardhje nëse analizohet se çfarë ka bërë Kosova gjatë 20 viteve për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë përdorur vetëm si dekor për lidershipin e Kosovës sa herë që kanë patur nevoj të bëjnë fotografi publike, ka thënë kështu gjatë një interviste për televizionin kosovarë, kryetari i APN-së Shqiprim Arifi.

Arifi ka potencuar se mbi 5 vite reshtaz kërkohet fondi kombëtarë i solidaritetit.

Tani kryeministri Kurti ka ndarë 2 milion euro për Luginën ndërsa kryeministri Rama nuk ka dhënë ndonjë impakt lidhur me këtë drejtim.

Arifi ka konfirmuar poashtu, se kërkesë imediate sa ishte kryetarë komune drejtuar institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri ishte edhe nisma për ndërtimin e një spitali me kosto të përgjithshme prej 2 milion eurove gjë për të cilën asnjëherë nuk morëm përgjigje, ka thënë i pari i APN-së./LajmiAL/