Arifi: Politika e PVD-së është për ta integruar Sërbinë edhe më shumë në Luginën e Preshevës

0
264

“Fraksionimi i skeknës politike është direkt me ndikim nga qarqet e errëta në vendin tonë. Aprovimi i statutit në komunën e Preshevës javën e kaluar është një vazhdimësi e politikës së PVD-së për ta integruar Sërbinë edhe më shumë në Luginën e Preshevës, por edhe për ti vazhduar projektet e veta” ka thënë në intervistën dhënë LajmiAL lideri i APN-së Shqiprim Arifi  

LA: Z. Arifi zgjedhjet e parakoshhëme lokale në komunën e Preshevës pamvarësisht se ju nxorrën fitues, subjektet tjera politike shqiptare me formimin e një koalicioni ju radhitën në taborin e opozitës. A mendoni se fushata parazgjedhore që ju udhëhoqët ndikoi, që asnjëri nga ato subjekte nuk i bënë kalkulimet që të formojnë koalicion me APN-në?

Arifi: Alternativa për Ndryshim në mënyrë të qartë për të tretën herë i ka bërë të ditur të gjitha subjekteve tjera shqiptarë, që ka dal fituese në zgjedhjet lokale, dhe që në një numër më të madh, dyfish por edhe trefish nga partitë tjera, ka arritur  të sigurojë besimin e qytetarëve të komunës së Preshevës, në kët formë është e qartë se është parti fituese në pesë vitet e fundit edhe pse ka patur një fushatë të egër, me shpifje kundër APN-së.

Në këtë kontekst ne këtë vit, gjegjësisht me zgjedhjet e fundit, kemi dashur që ta fitojmë besimin e qytetarëve që të udhëheqim në mënyrë stabile komunën e Preshevës. Stabilitet nënkuptonë një konsulacion politik, udhëhequr nga një parti fituese e zgjedhjeve, siç e kemi situatën në Kosovë me Vetvendosjen.

Këtë e kemi synuar dhe kështu e kemi ndërtuar edhe fushatën, dhe në këtë mënyrë i kemi ndërtuar edhe mardhëniet me partitë tjera shqiptarë këtu.

Ne, nuk kemi patur asnjë marrëveshje paraprake me asnjë parti politike tjetër, kurse partitë tjera, kanë patur me njëra tjetrën marrëveshje qysh nga viti i kaluar kur deshtën të na shkarkojnë në gusht të vitit 2020.

Nuk mundemi, as nuk kemi patur vullnetin të bashkëpunojmë në aso kohë dhe nuk kemi dashtur që të intensifikojmë mardhëniet me partitë tjera politike, por kemi dashtur që të forcojmë dhe intensifikojmë mardhëniet me qytetarët, gjë e cila pjesërisht është arritur, por jo në mënyrë të mjaftueshme që të udhëheqim komunën e Preshevës.

Kështu, për ne, kemi zgjedhur që mos ta “sulmojmë” asnjë parti politike aktuale në pushtet për ndonjë marrëveshje politike. Do ti shohim se çka do të bëjnë në të ardhmën në pushtet lokal.     

LA: Në komunën e Preshevës aktualisht kemi një koalicion me 4 subjekte politike i cili i ka numrat  në KK, që sipas tyre është i paluhatshëm dhe stabil. Si e shihni juve funksionimin e këtij koalicioni dhe sa është shpresdhënës për një komunë stabile dhe të zhvilluar?

Arifi: Normalisht që partitë aktuale në pushtet deklarohen që koalicioni i tyre është stabil, por nëse shikojmë detajet, shohim se vet marrëveshja politike të cilën e kanë arritur ka zgjatur 52 ditë, dhe pazaret e ndryshme për Kryetarin e komunës, që ka rezultuar në atë që partia e tretë në zgjedhjet lokale ta ketë Kryetarin 2 vite dhe 2 vite tjera partia e dytë, që vetvetiu tregon se nuk ka pushtet lokal stabil, por ka një marrëveshje pazaresh për një pushtet lokal.

Ndryshe, siç e tregojnë njohësit e politikës, në 20 vitet e fundit është koalicioni më i dobët ekzistues në komunën e Preshevës. Kjo, për faktin se nuk ka asnjë afërsi mes programeve të tyre politike. Tani kemi dy parti politike që e ndajnë mandatin e Kryetarit të komunës në 2+2 dhe kjo është qesharake sepse po këto parti 20 vite kanë qenë rival të ashpër politik, kundër njëri tjetrit të cilët e kanë stigmatizuar edhe shoqërinë në Luginën e Preshevës.

Nga ana tjetër i kemi skandalet të njëpasnjëshme të Kryetares jolegjitime që nuk ndalen, e cila nuk i paguan taksat institucioneve, komunës, krijon paga për vetvetën, shanë dhe nënçmon qytetarët, ka lëndë për korrupsion në Prokurorinë për krime ekonomike në Nish, ndanë mjete për “frizerin” e sajë dhe subvencione për kompanitë e saja në mënyrë ilegale, gjë e cila është lëndë inicuese në Prokurorinë e lartpërmendur në Nish.

Është një kryetare e cila për momentin udhëheq një pushtet lokal, e cila e ka aprovuar një statut i cili e zvogëlon numrin e shqiptarëve prej 15 deri në 50 mijë në komunën e Preshevës e që është eklatant për substancën Kombëtare Shqiptare në komunën e Preshevës.

Është një skandal politikë i paparë në komunën tonë. Kështu që nuk e shohim se është një pushtet stabil, por është një pushtet i skandaleve të njëpasnjëshme dhe një Kryetare jolegjitime e cila është e korruptuar dhe e cila udhëheq një marrëveshje të koalicionit që në vetvete nuk ka stabilitet.

LA: Komuna e Preshevës viteve të fundit nuk po gjenë qetësinë në përfundimin e një mandati të plotë të qeverisjes. Sa po e dëmtonë kjo qytetarin e rëndomtë por edhe zhvillimin në përgjithësi?

Arifi: Skajshmërisht është i dëmtuar qytetari i komunës së Preshevës, për arsyeje se ndeshja politike mes të rinjëve me estabilishmentin e vjetër politik në komunën e Preshevës dhe mosdorëzimin e tyre në humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet lokale por edhe të tjera, është një dëm i cili i krijohet qytetarit, duke i stopuar, ngadalësuar, ndoshta edhe duke i anashkaluar projektet të cilat janë paraparë dhe janë në të mirë të qytetarëve.

Siç e dini, APN pavarësisht gjithë kësaj turbulence dhe paqartësi politike të krijuar nga partitë e vjetra, ka mundur të realizojë një sërë projektesh strategjike, të pa realizuar më parë, sikurse projektet politike por edhe të menaxhmentit të komunës. Këtu duhet ti ceki tekstet shkollore, Vendimin në parlamentin e Sërbi dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan dhe kthimin e ditëve të gjykimit në Gjykatën themelore të komunës së Preshevës, ku tash po zhvillohen seancat.

Nuk duhet harruar edhe projektet ekonomike, sikurse janë: sjellja e investitorëve, krijimi i zonës industriale, subvencionet për bizneset, pakoja emergjente në kohë pandemie, subvencionet për media, për OJQ, të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të larta se sa tani.

Më pas, kemi edhe projektet e infrastrukturës, renovimi dhe sanimi i shkollave më kryesore në komunën e Preshevës, sjellja e mjeteve financiare nga BE për projektet më kryesorë të infrastructures që janë të shpërndarë në komunën e Preshevës. Investimet në hapsirat rekreative për fëmijët tanë, investimi edhe në infrastrukturën shkollore është bërë për fëmijët tanë. Edhe pse i kemi patur gjitha këto turbulenca politike, ne prap kemi mundur të sigurojmë një ndryshim të qartë në menxhimin e komunës, por edhe në skenën politike si dhe problemet politike të cilët kanë ekzistuar 20 vite me radhë.

LA: A mendoni se kalkulimet politike në komunën e Preshevës mund ti kenë rrënjët edhe më largë?

Arifi: Nuk mundesh asnjëherë ta mohosh një gjë të tillë, unë mendoj se fraksionimi i skeknës politike është direkt me ndikim nga qarqet e errëta në vendin tonë. Aprovimi i statutit në komunën e Preshevës javën e kaluar është një vazhdimësi e politikës së PVD-së për ta integruar Sërbinë edhe më shumë në Luginën e Preshevës, por edhe për ti vazhduar projektet e veta.

PVD ka qenë në koalicion së bashku me SNS-in në komunën e Medvegjës në kohën kur shqiptarët kanë filluar të pasivizohen në këtë komunë dhe ky subjekt politik e ka shikuara para syve se si shqiptarët po çregjistrohen dhe pasivizohen. Në Bujanoc e shohim një PVD e cila 20 vite me radhë ka qenë në koalicion me SPS-in dhe tani kryetari aktual i PVD-së na bëhet hero kombëtarë! Kjo është diskrepancë mes asaj të kaluarës 20 vjeçare dhe një të tashme aktuale.

Na e shohim një PVD e cila në nivel qëndrorë, në bashkëpunim me Daçiçin kanë aprovuar buxhetin dhe kanë marrë mjete të shumta për partinë e tyre, dhe kjo është një PVD e cila edhe në Bujanoc vitin e kaluar kanë qenë në koalicion me SPS-in, i cili ka mbledhur nënshkrime kundër bashkangjitjes së Luginës me R. Kosovës,

Përveç në koalicion ata kanë patur anëtarë edhe në Këshillin Komunal, kështu pra, PVD po vazhdonë të implementojë projektet. Vendimi i aprovuar javën e kaluar për statutin, është një vendim i cili e dëmtonë rrënjësisht substancën Kombëtare Shqiptare në komunën e Preshevës dhe është një projekt me të cilin cilin këta vite me radhë kanë bërë fushatë, gjoja se dikush tjetër është duke tentuar ta bëjë një gjë të tillë, në fakt këta vetë tash e realizuan.

Në këtë kontekst shihet qartë se ka ndikime nga qarqet e errëta në Sërbi në PVD, por edhe në partitë më të vogla dhe krijojnë paqartësi në skenën politike në komunën e Preshevës por edhe në Luginë të Preshevës në përgjithësi.

LA: Përse asnjëherë në komunën e Preshevës nuk u përfolë një koalicion i mundshëm gjitshhqiptarë sikurse në komunën e Bujanocit?

Arifi: Sepse ne kemi diskrepanca konceptuale, programore e politike në komunën e Preshevës. Qartas ne nuk e përkrahim korrupcionin, është e qartë ne nuk duam ta keqmenaxhojmë komunëne Preshevës.

Ne kemi projekte strategjike për të cilët ne nuk diskutojmë dhe është mëse e qartë se partitë e vjetra politike 20 vjeçare, që i kemi parë në skenën politike, në menaxhmetnt të komunës, me të cilat ne nuk mundemi të behemi ortak sepse ata udhëheqjen e komunës së Preshevës për të ardhmën e shofin këtë vetëm si ortakllëk.

Për këtë arsyeje, nuk është se ata nuk kanë dashtë të udhëheqin me neve, por realiteti është se ne, që në start nuk kemi dasht të jemi me ata dhe kjo është diferencë shumë e madhe.     

LA: Pavarësisht se nuk jeni Kryetarë i komunës, juve jeni i pranishëm në çdo ngjarje dhe pranë qytetarëve, dhe njëkohësisht inspektoni realizimin e projekteve. Cili është motivi, nuk keni besim te kjo qeverisje apo diçka tjetër?

Arifi: Edhe pse nuk jemi në pushtet nuk do të thotë se si shërbëtorë nuk mundemi ti shërbejmë qytetarëve tanë. Dhe projektet të cilët i kemi nisur janë në realizim e sipër, janë projektet që ne i kemi filluar.

Ne e shohim një Kryetare jolegjitime e cila tani bënë promovim të projekteve tona, të cilët deri dje i ka përqeshur.

Është qesharakë çka është duke bërë Ajo, dhe për këtë arsyeje ne e kundërshtojmë një gjë të tillë. Por nuk është kjo arsyeja dhe motivacioni, arsyeja është për të parë nëse projektet janë duke ecur ashtu siç janë planifikuar, a ka ndryshime, a janë të kënaqur qytetarët, sidomos reshjet dhe dëmet të cilat janë shkaktuar javën e kaluar nga vërshimet i kemi parë nga afër dhe jemi afër qytetarëve tanë.

Normal që i ndihmojmë, dhe për këtë arsyeje unë kam kërkuar në Kuvendin Komunal që të krijohet një komision i cili i mbykqyrë tash ndihmat, sepse ne nuk kemi besim tek ky pushtet lokal, që ndihmat do të shkojnë te të gjith qytetarët, pavarësisht a janë të APN-së apo të ndonjë partie tjetër.

Në këtë drejtim ne jo vetëm që e kemi bërë por kemi me intensifiku edhe më shumë me qenë afër qytetarëv edhe afër projekteve tona.     

LA: Z. Arifi me çka do të krenoheshit në periudhën sa ishit në krye të komunës së Preshevës?

Arifi: Ka shumë çka për të cilat ne mundemi me qenë krenarë, por ajo çka është më me rëndësi për ne është që të gjitha nevojat e qytetarëve të cilat i kanë patur dhe i kanë, ne iu kemi qasur në mënyrë të barabartë.

Ne nuk kemi bërë dallime politike rreth qytetarëve, grupeve dhe të tjera në shoqëri. Kjo neve edhe më shumë na jep performancën që jemi një parti nga populli dhe për popullin me plot kuptimin e fjalës e jo vetëm si moto.

Qytetarët tanë e kan parë qartë se ne kemi ditur të reagojmë edhe në kohërat kur është zhvilluar debati rreth ndryshimit të kufijve, edhe në kohërat kur është shtuar ngarkesa e pandemisë globale, ku kemi dhënë pakot emrgjente, kemi dhën para pa bërë dallime politike, të gjithë qytetarëve, sikurse në vitin e kaluar por edhe këtë vit dhe jo vetëm me kaq.

I kemi nisur edhe ato projekte të cilët qytetarët i kanë kërkuar vite me radhë. Ajo që unë mundem të veçojë janë projektet të cilat i kemi investuar në fëmijët tanë, në hapsirat e infrastrukturës shkollore, në arsim, ku e kemi dyfishuar buxhetin, kemi krijuar hapsira rekreative për fëmijët në tërë komunën e Preshevës si dhe i kemi dhënë mundësinë të rinjëve që të kyçen në vendimarrje në politikë.

Njëkohësisht i kemi dhënë hapsira edhe nëpërmjet OJQ-ve, ku numrin e aplikuesve nga niveli OJQ tek subvencionet e kemi rritur për 400%, është një numër që nuk ka qenë asnjëherë në komunën e Preshevës.

Në Administratën Lokale i kemi inkuadruar 40 të rinjë dhe të reja të cilët kurr më parë nuk kanë punuar. Mosha mesatare në komunën e Preshevës ka qenë 55 vjeç, ne e kemi ulë këtë, në KK këshilltarët e APN-së janë me moshë mesatare 26 vjeç dhe çka është më me rëndësi, është se ne i kemi dhënë mundësinë gruas të inkuadrohet në vendimarrje, në poste politike, në Këshill Komunal, KK, edhe atë në një numër, sidomos nga ky vit me 50% përfshirje.

Kështu që në këtë drejtim ka shumë gjëra për të cilat ne mundemi me qenë krenarë, një nga këto është edhe sjellja e investitorit i cili ka krijuar 100 vende të reja të punës për komunën tonë dhe subvencionet që i kemi dhënë bizneseve pa ndikime politike, të gjithë kanë marrë subvencione.

Mos të flasim për projekte të infrastrukturës, ato janë një fushë krejtësisht tjetër për të cilën mendojë se është një domosdoshmëri për të cilën nuk kam nevojë me qenë krenarë, por atë që shpritërisht e kemi bërë është se të rinjëve i kemi dhënë perspektivë ekonomike dhe përspektivë për një jetë më të mirë në vendin tonë dhe kjo është një gjë për të cilën mendoj se duhet vlerësuar.                        

LA: A do të jeni të gatshëm ti oforni bashkëpunim kësaj qeverisje, nëse kjo do të kërkohej nga ju për të mirën e qytetarëve?

Arifi: Ne vetëm se i kemi ofruar bashkëpunim dhe ide. Kemi tregu një maturi dhe mençuri politike javën e kaluar kur kanë qenë reshjet dhe dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve të komunës së Preshevës.

Normalisht, ne edhe në të ardhmën do të jemi prezent në të gjitha proceset politike. Edhe debatin që e zhvillojmë në KK është në të mirë dhe në ndihmë të kësaj qeverisje, normal që kemi me qenë gjithmonë kundër çdo vendimi që është në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konkretisht të komunës së Preshevës, gjë të cilën e kemi bërë javën e kaluar kur i kemi thënë që nuk ka nevojë të aprovohet statuti që dëmtonë numrin e shqiptarëve në komunën e Preshevës në rrethana të ndërtimit të dialogut në Bruksel, për arsyeje se e dobëson pozitën negociuese të R. Kosovës.

Këtë si duket këta nuk janë duke e kuptuar, si duket këta nuk e kanë diazepamin e zhvilluar sa duhet që ta kuptojnë një gjë të tillë, qorrazi e kanë aprovuar. Në këtë formë ne jemi gjithmonë në ndihmë, duke i këshilluar dhe ofruar perspektiva tjera dhe duke u munduar që horizontin e vendimarrjes ta rrisim, “Think globally act locally”.

Nga ana tjetër ne shohim vetëm një qasje në pushtet lokal, që është i pazareve, i shkarkimeve, ngarkimeve, i ndryshimeve të projekteve, i ndaljeve të proceseve, i ankesave të shumta gjoja se nuk ka buxhet, normal se ne kemi punuar dhe kjo nënkupton se buxheti është shfrytëzuar në formë të qytetarëve, sepse nuk kemi dashur që t’ia lëmë këtyre tortën, që pastaj ta shfrytëzojnë për interesa të veta.

Këtë e them sepse është e qartë se vendimi i parë i Kryetares jolegjitime është marja e pagës së Organit të përkoshhëm. Unë ja kam ndaluar këtë, ajo këtë e ka parë të udhës që ta ndërmerr si vendim të parin, që ta marr pagën, gjë që tregon qartë se çfarë pushteti kemi aktualisht.

LA: Cilat janë potencialet e APN-së që komuna e Preshevës nuk a rriti ti shohë gjatë udhëheqjes suaj?

Arifi: Unë mendojë se potencialet e APN-së tani më janë të qarta jo vetëm për qytetarët e komunës së Preshevës, por për gjitha trojet shqiptarë.

Alternativa ka mundur të bëhet e qartë për të gjithë oponentët politik jo vetëm në Luginë por edhe në trojet shqiptarë, se ka një potencial të paparë dhe është një shembull për ta ndjekur për gjithë rajonin.

Oponentët politik që janë në pension dhe këta që janë në këtë rrugëtim gjithmonë kanë thënë se APN është vetëm një anomali dhe një parti afatshkurtër, një fluskë bore e cila shkrihet, tani po e shohin se kjo nuk është e vërtetë sepse është parë qartë se këta liderët tanë janë munduar që ti mashtrojnë qytetarët.

Është e qartë se tash APN i ka themelet e saja dhe potencialin e sajë në pushtet lokal dhe menaxhimin e problemeve të pushtetit lokal por edhe të problemeve politike të cilat në mënyrë të qartë i ka ndjekur dhe menaxhuar në vendin tonë. Tashmë nuk ka qytetarë në komunën e Preshevës dhe diasporë që nuk e njohin APN-në dhe të cilët nuk janë të befasuar nga potenciali i sajë.

Potenciali i APN-së i shpalosur 6 vitet e fundit është potencial i cili i ka befasuar të gjithë politikëndjekësit në trojet shqiptarë por edhe më gjerë.         

LA: A do ta përfundojë kjo qeverisje mandatin e plotë, apo prap me avazin parazgjedhorë?

Arifi: Edhe më herët kemi thënë se kjo qeverisje është një qeverisje e inateve dhe pazareve, dhe siç të gjithë e dijmë se ai i cili ka inatë dhe bënë pazare nuk e ka shum larg.

Në këtë kontekst ne presim që mos të shkojë shumë larg, dhe pastaj të kemi edhe njëherë një ndryshim në pushtet lokal. 

LA: Kur APN do të merr timonin e qeverisjes me komunën e Preshevës, nëse kjo ndodhë? 

Arifi: Në momentin kur është nevoja për ta marë pushtetin lokal, APN është gati për ta marë dhe këtë moment e presim.

LajmiAL