Kryetari ii komunës së Bujanocit Nagip Arifi përmes postimit në rrjetin social ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar pagesat për përkrahje financiare për personat me nevoja të veçanta
Postimi ii kryetarit Arif:
Në vazhdën e përkushtimit ndaj personave me aftësi të veçanta, sot nënshkrova pagesën për përkrahje financiare të personave që ishin përfitues të ndihmës nga konkursi i shpallur me 09.12.2020.
Kjo ndihmë financiare kap vlerën prej 1.014.000,00 dinarëve (8600€) dhe përfitues janë 169 persona.
Angazhimi jonë për personat e kësaj kategorie do të vazhdojë edhe në të ardhmen, siç ka ndodhur deri më tash ku kemi siguruar asistentë personal nëpër shkollat fillore dhe të mesme, si dhe shpërndarjen e pakove për këta nxënës javën e kaluar.












