Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot është takuar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin me të cilin kanë biseduar rreth situatës në përgjithësi në Luginë të Preshevës, në veçanti në komunën e Bujanocit dhe koordinimin e aktiviteteve politike.

“Në vazhdimësi të takimeve tona të rregullta, sot u prita nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti me të cilin ndajmë qëndrime të njejta se aktivitetet politike duhet t’i koordinojmë dhe bashkërendojmë” është shprehur Kryetari i komunës së Bujanocit pas takimit me kreun e Qeverisë së Kosovës.
Arifi gjithashtu ka potencuar se, “Shfrytëzova rastin, gjithashtu, ta falemnderoj edhe për ndarjen e linjës buxhetore prej 2 milionë eurove nga Republika e Kosovës për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë” ka thënë kryetari Airif./Lajmi-AL/













