Arifi në çdo takim kërkon reciprocitet mes serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginë

0
208

Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi edhe njëherë ka përsëritur qëndrimet e tijë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës gjegjësisht në komunën e Bujanocit.

Këtë herë Arifi qëndrimet për zgjidhjen e roblemeve me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe zbatimin e reciprocitetit me sërbët e kosovës i ka paraqitur edhe para Ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Qeverinë e Kosovës Donika Gërvalla.  

“Në bisedimet të cilat po zhvillohetn në Bruksel mes Kosovës dhe Sërbisë duhet të jenë pse, dhe të diskutohet edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe të drejtat e garantuara që i gëzojnë serbët në Kosovë ti kenë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës, të zbatohet parimi i reciprocitetit.

Sepse në këtë drejtim shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shumë të diskriminuar” është shprehur Arifi pas takimit me Ministren Gërvalla.

Takimet brenda një jave që pati me Kryeministrin Kurti dhe Ministren Gërvalla sipas kryetarit të Bujanocit janë shumë shpresdhënëse, se në këtë drejtim ka lëvizje positive dhe jemi shumë optimist se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të diskutohet edhe në Bruksel, dhe se reciprociteti është i pashmangshë, shprehet Arifi.

Arifi është i mendimit se në fund të dialogur mes Kosovës dhe Sërbisë, pse mos të jenë të kyçur edhe përfaqësuesit institucional të Luginës./LajmiAL/