Arifi: Mos lejimi i ministrave dëshmon se Beogradi ka po të njëjtën politikë si të para 20 viteve

0
200

Moslejimi i hyrjes së ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës ka ngjallur reagime të shumta te përfaqësuesit institucional të Luginës së Preshevës.

Me këtë rast ashpër ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili këtë gjest e ka cilësuar se, politika qendrore në Beograd është po e njejta si e para 20 viteve, veçse këmishat i kanë ndrruar.

Reagimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit

Ndjej keqardhje, por nuk jam i befasuar me veprimin e sotëm të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejes së vizitës së delegacionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të përbërë nga katër ministra të saj.

Ajo që po vërtetohet çdo ditë e më shumë është se politika qendrore në Beograd është po e njejta si e para 20 viteve, veçse këmishat i kanë ndrruar, ka shkruar Arifi. /Lajmi-AL/