Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ka bërë të ditur se sot janë bartur mjetet në vlerë prej 550.000 eurove nga Bashkia e Tiranës, të dedikuara për ndërtimin e palestrës sportivë në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc. Kryetari Arifi me këtë rast ka falënderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn për këtë gjest madhorë që ka bërë për komunën e Bujanocit.


“Falemnderit Tiranë!
Sot, një lajm i mirë për komunën tonë, e në veçanti për nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
Bashkia e Tiranës me kryetarin e saj Erion Veliaj i ka bartë mjetet komunës së Bujanocit në vlerë prej 550.000 eurove për ndërtimin e palestrës sportive.
Shumë shpejt do të fillojmë procedurën e tenderimit.
Falemnderit Shqipëri!
Falemnderit Tiranë!” ka shkruar Arifi./LajmiAL/












