Arifi: E organizuar apo rastësi le të mbetet në ndërgjejen e atij!

0
179

Postimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit
Para disa ditë Bilaçi e gëzoi investimin e radhës Kopshtin për Fëmijë, dhe i bindur se qytetarët e këtij fshati kanë mirëpritur investime të tilla sikur edhe të tjerat, dëshmon fakti që jemi fitues i shumëfisht i zgjedhjeve aty dhe mbarë Komunën e Bujanocit.

Dhe del prapaskena e 2-3 veta dashakeq që me gjasë e organizuar tentojnë ta zbehin punë e mirë, por JO!

Nuk vihet te pushteti me shkrime ne Facebook ose orkestrime amatoreske, sepse jemi vend i vogël dhe njihemi secili prej nesh, nuk ka ardhur Nagip Arifi me u pasuru sepse gjithëmon ka pasur dhe kete e dijn gjithë, sepse kam punuar dhe nuk kam prituar, sepse nuk jam sahanlëpirës dhe mosmirënjohës, sepse këtë e dëshmon retrospektiva ime.

Ata që e dijnë – mirë që e dijnë, e kush nuk e din le ta din: PD ka ardhur në pushtet me punë të mira, dhe jo vetëm fjalë të mira, ndoshta nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk keni.

Ky pushtet është si rrjedhojë e votës së lirë, dhe këtë pushtet mundet vetëm vota e lirë ta ndëshkoj.

Vazhdojmë me punë të mira, për ditë të mira!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here