Arifi dhe Zukorliç dakordohen që politikat kundrejt Beogradit duhet të jenë më direkte dhe substanciale

0
232

Kryetari ii APN-së Shqiprim Arifi ka pritur sot në selinë e APN-së delegacionin e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit të kryesuar nga Usama Zukorliç bartësin e listës “Amanati i Muftijës” nga Novi Pazari.

Postimi i plotë i kryetarit të APN-së:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Alternativës një delegacion të Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit, të kryesuar nga Usama Zukurlic, njëherit edhe bartës i Listës Amaneti i Muftijës, listë e cila do garojë në zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit.

Si dy minoritete në shtetin e Serbisë, patëm një diskutim konstruktiv nga perspektiva e komuniteteve që përfaqësojmë dhe u dakorduam që politikat tona kundrejt Beogradit duhet të jenë më direkte dhe substanciale, ka shkruar Arifi.

Delegacioni i Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit sot kanë qëndruar edha në Bujanoc për ta përkrahur kandidatin për deputet nga komuniteti rom në listën “Amaneti I Muftijës”