Arifi dhe Sinani: Qeveria e Bërnabiqit nuk është e interesuar për zhvillimin e Bujanocit dhe Preshevës dhe as për komunitetet që jetojnë në këto komuna

0
405

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq gjatë ditës së sotme dhe nesër do ta vizitojë Bosilegradin, Vlladiçin Hanin dhe Vranjën, ndërsa Bujanoci dhe Presheva që bëjnë pjesë në komunat më të pazhvilluara në Sërbi nuk gjenden në agjendën e sajë.

Thuhet se ajo do ta vizitojë edhe bordin e SNS-it në Bujanoc por kjo nuk është zyrtarizuar askund në agjendë, edhe pse vetëm si zyrtare partie.

Shefja e qeverisë së Sërbisë vizitën e ka filluar sot e shtunën, 24 korrik, në orën 10 të mëngjesit, në Bosilegrad, dhe pas kësaj, kopshtin “Pçellica” në Vlladiçin Han.

Vizita e Kryeministres në rrethin e Pçinjës të dielën, 25 Korrik do të vazhdojë në Vranjë, por jo më tutje drejt jugut.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi anashkalimin e institucioneve lokale në komunat me shumicë shqiptarë veçanarisht në komunën e Bujanocit nga ana e shefës së Qeverisë së Sërbisë e ka cilësuar si mos interesim të mjaftueshëm të Qeverisë së Sërbisë për këto dy komuna.

“Ne nuk kemi marrë asnjë njoftim apo agjednë se Kryeministrja Bërnabiq do ta vizitojë komunën e Bujanocit, as qe jemi të njoftuar se do ta vizitojë edhe komunën e Preshevës.

Arsyejet e anashkalimit të institucioneve lokale nuk i dijmë, por mendojë se ky është një mesazh i qartë se kjo Qeveri nuk është shumë e interesuar për bashkëqytetarët e vetë në këto komuna dhe zhvillimin e tyre.

Komuna e Bujanocit është një komunë shumë etnike, pavarësisht se shqiptarët janë shumicë, Bërnabiq dhe Qeveria e Sërbisë duhet të bëjnë shumë më shumë për zhvillimin ekonomik, investime në sektorin privat por edhe përshpejtimin e proceseve të privatizimit të shumë kompanive që sot janë nën ndry, e të cilat do të ishin shumë jetikë për qytetarët e komunës sonë” ka thënë për LajmiAL kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi duke komentuar anashkalimin e institucioneve lokale në Bujanoc nga shefja e Qeverisë së Sërbisë

Arifi gjithashtu ka theksuar se “Kjo nuk është vetëm ndaj shqiptarve por edhe sërbëve lokal, një gjest jo i mirë se shumë probleme i kemi të përbashkët siç është  papunsia mos zhvillimi ekonomik etj” është shprehur kryetari i Bujanocit.

Arifi gjithashtu ka deklaruar se, në muajin e fundit ka marrë shum shkresa  nga kabineti i Kryeministres Bërnabiq, që Sërbët lokal iu kanë drejtuar Qeverisë, ndërsa të njetat kabineti i sajë ia ka dërgur kryetarit Arifi si kryetar i komunes që ti zgjidhë ato.

“Do të ishte mirë të bëjë vizit në Bujanoc dhe të jap propozimin se si mundemi të i zgjidhim ato problem” është shprehur Arifi.

Anashkalimin e inistitucioneve lokale në komunat Preshevë e Bujanoc të Kryeministres Bërnabiq e ka kundërshtuar edhe Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani.

Sinani për LjamiAL, ka thënë se “Anashkalimi i të zgjedhurëve lokal të qytetarëve flet më së miri për këtë qeveri anti qytetare.

Pra nuk po anashkalohen vetëm përfaqësuesit e një komuniteti joshumicë, por edhe të zgjedhurit e qytetareve lokal.

Me këtë sjellje, vet Kryeministrja Bërnabiq dëshmon që s’është e interesuar as për zhvillimin socioekonomik të rajonit tonë, as për gjendjen e qytetareve në përgjithesi përfshirë edhe sërbët dhe romët lokal, e mos të flasim për integrimin e shqiptarëve.

Kjo Qeveri çdo dite e më shumë dëshmon se nuk çan kokën për jugun e Serbisë në përgjithësi dhe për Luginën e Preshevës në veçanti” ëhstë shprehur Sinani./LajmiAL/