Oda Farmaceutike e Serbisë ka nisur futjen e shërbimit të standarnizuar farmaceutik me rastin e dhënies së antibiotikëve me qëllim që të ulet përdorimi joadekuat dhe i panevojshëm i antibiotikëve ngadalësimin e rezistencës antibiotik.
Siç thuhet në njoftimin e Odës Farmaceutike të Serbisë, kjo në praktikë do të thotë se farmaceuti gjatë dhënies së antibiotikëve e plotëson listën e kontrollit së bashku me pacientin dhe atëherë e informon me të gjitha detajet të cilat duhet ti dijë gjatë marrjes së antibiotikit.
Pacienti do ta marrë informatën me shkrim dhe gojore rreth gjitha reakcioneve të padëshiruara të barit dhe si ti minimizojë ato.
OFS thekson se rezistenca ndaj antibiotikëve edhe më tej mbetet një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat po ballafaqohemi sidomos gjatë periudhës se pandemisë të Covid-19.
Paraqitja e llojeve multirezistent të bakterieve të cilat mund të jenë rezistent ndaj të gjitha barërave aktual, kërcënon që të na kthejë në “kohën para antibiotike” kur edhe operacionet bazë nuk do të jenë të mundshme, paralajmërohet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se, pacientët shpesh i marrin antibiotikët në përgjegjësinë e tyre, pa konsulta me mjekun, për shkak të së cilës mund të vijë deri te rritja e rezistencës së bakterieve ndaj antibiotikëve, kur ulet mundësia për shërim./Lajmi-AL/












