Ambasada e Shqipërisë në Bern e interesuar për mërgatën e Luginës në Zvicërr

0
449

Dje, më datë 11.06.2023, në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Sekretari i Parë i Ambasadës, V.Gashi, priti në një takim disa prej anëtarëve të Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ), si Kryetarin e Lidhjes, z.Fadil Selmani, nënkryetarin, z.Llukman Sulejmani dhe arkëtarin, z.Ahmet Jakupi.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin mes Ambasadës dhe LSHPMBZ-së, por dhe shoqatave të tjera nga Lugina, për të bashkërenduar veprimtarinë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pjesëmarrësit në takim i vunë theks të veçantë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe njoftuan mbi hapat e parashikuar për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LSHPMBZ-së, në shtator të këtij viti, thuhet në njoftimin e Ambasadës,LajmiAL.