Alternativa INTERNACIONALE me sukses përfundon edhe shpërndarjen e broshurave. Vetëdijësimi mbi përkushtimin ndaj natyrës i rëndësishëm (Foto)

0
368

Organizata Alternativa Internacionale ka vazhduar me realizimin e projektit EKO-AMBIENTI të mbështetur nga ALVED-UKAID nëpërmjet PIN.

Aktiviteti i fundit që ka patur për qëllim përcjellja e mesazheve mbi vetëdijësimin e ruajtjes së ambientit, ka arritur pothuajse në çdo institucion të komunës së Bujanocit e sidomos në shtëpit e qytetarëve.

Gjatë 3 ditëve janë shpërndarë disa qindra broshura, në Administratën lokale, shkolla, Fakultetin Ekonomik, Shtëpinë e Shëndetit, organeve të rendit, Shtëpinë e Kulturës, Bibliotekën e qytetit si dhe në kutitë postare të qytetarëve.

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe më tutje në shkolla fillore, me qëllim që sa më shumë të ngrisim vetëdijësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe kujdesit ndaj natyrës.

Aktivistët e Alternativa Internacionale me përkushtim të veçantë e kanë kryer këtë aktivitet, duke e ditur rëndësinë e tijë dhe ndikimin që ka tek popullata, sidomos përkushtimin që duhet të kemi ndaj natyrës.

Në aktivitetin e fundit që do ta kemi, qytetarëve përmes dokumentarit do t’ua prezantojmë projektin në çdo hap të realizimit të tijë, që nga fillimi deri në fund.

Organizata Alternativa Internacionale këtë projekt e sheh si më të rëndishmin të realizuar ndonjëherë në komunën e Bujanocit nga OJQ-të, duke patur parasysh se edhe pas shumë viteve aktivitetet e caktuara do të mbesin në kujtesë të qytetarëve, e mbi të gjitha në vetëdijësimin e tyre ndaj natyrës.

Me këtë rast falënderojmë të gjith qytetarët dhe institucionet që kanë bashkëpunuar me aktivistët e projektit.

Mbështetja financiare e ALVED-UKAID nëpërmjet PIN ka bërë që qytetarët e komunës së Buajnocit të jenë një hap përpara më shumë ndaj përkushtimit të natyrës.