Aksident trafiku në rrugën Bujanoc-Preshevë

0
427

Në orët e mëngjesit të sotëm në rrugën dytsore Bujanoc-Preshevë në fshatin Samolicë ka ndodhur një aksident trafiku, fatmirsisht pa pasoja në njerëz.

Në këtë aksident janë përplasur dy kamion mes veti kështu, ku përveç dëmeve materiale pasoja në njerëz nuk ka patur.

Për disa orë rruga ka qenë e bllokuar për qarkullim, ku më pas policia ka arritur ta zhbllokojë atë.

Vlen të theksohet se kjo pjesë e rrugës konsiderohet si shumë e rrezikshme për qarkullim, për faktin se pikërisht në këtë segment aksidentet e trafikut janë të shpeshta andaj edhe kërkohet nga shoferët të jenë sa më të kujdesshëm./Lajmi-AL/