A ka përgjigje pushteti në pyetjet e Pajazitit?

0
283

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti subjekt ky që ishte nënshkrues i themelimit të koalicionit gjitshhqiptarë në komunën e Bujanocit, që nga largim i këtij koalicioni nuk ka rreshtur së kritikuari pushtetin lokal, në veçanti kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe ish subjektin e tijë politik Partinë Demokratike.

Pajaziti së fundmi ka lansuar një sërë kritikash ndaj pushtetit lokal, duke e krahasuar atë me regjimet më famkeqe të periudhave të ndryshme.

Postim i fundit i Pajazitit për dallim nga ai paraprak, nuk i referohet largimit të shqiptarëve nga puna, kësaj radhe kryetari i degës së APN-së në Bujanoc iu ka drejtuar pushtetit lokal të udhëhequr nga PD, PVD dhe LPD, gjegjësisht ish-partnerëve të koalicionit me disa pyetje të cilat kryesisht iu janë referuar dy çështjeve, praktikës profesionale dhe aktiviteteve për ditët e diasporës.

Nëse pushteti lokal i kryesuar nga PD, PVD dhe LPD do ti përgjigjet në pyetjet e Pajazitit kjo mbetet të shihet, por në momentin e publikimit të postimit pas 12 orëve nga postimi prgjigje në rrjetet sociale nuk ka patur në këtë drejtim nga ana e udhëheqësve të pushtetit lokal.

Postimi i Arbër Pajazitit:  

Disa pyetje për pushtetin lokal në Bujanoc.

1. Pse po e mbani të fshehur listën e praktikantëve të rinjë?
2. Sa prej tyre janë praktikantë për herë të dytë e të tretë?
3. Sa prej tyre janë të nacionalitetit serb?
4. Sa prej tyre janë familjarë të funksionerëve të partive në pushtet?
5. Sa mjete financiare janë hargjuar për aktivitetet gjatë ditëve të diasporës?
6. Pse shoqatave të mërgimtarëve i kushtuan aktivitetet mbi 2.000 euro, kur dihet se organizatore është komuna?


Mostransparenca krijon hapsirë për dyshime, shto këtu edhe të kaluarën 20 vjeçare nepotiste dhe korruptive, krijohet bindja e fortë për keqpërdorime të mëdha, ka shkruar kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti./LajmiAL/