Është e vështirë për të shkruar për raste të tilla, por fatkeqësisht të tillë që varfëria i ka mbështetur për muri e sëmundja i ka vënë sprovë nuk janë të paktë.
Për familjen 11 anëtarëshe Ibishi nga fshati Çarr-Malësia e Bujanocit nuk është kafshata e gojës brenga e vetme që e kanë dhe kushtet e mjerueshme financiare, por edhe sëmundja e djalit 27 vjeçar i cili qysh nga mosha 7 vjeçe ngeli i paralizuar si pasojë e një aksodenti trafiku.

8 fëmijët e Fadilit, nuk janë të etur sikurse shum të tjerë, për wifi, telefona të mençur e gjëra luksoze, ata kanë nevoje për gjërat më elementare, veshmbathje, ushqim e mbi të gjitha kushte për të mos ngelur pa shkollim.
Strehimi që kanë as që i afrohet jetës normale megjithate ata këtë jetë e kanë pranuar si të tillë.

Vuajtjeve të përditshme për ta siguruar kafshatën e gojës, për ta mbushur barkun me bukë i shtohet edhe sëmundja e djalit, vëllaut e nipit.
Ndonëse më e vështirë është për kryefamiljarin Fadil Ibishin i cili pëveç 8 fëmijëve të tijë, duhet të kujdeset edhe për gruan e xhaxhait 105 vjeçare së cilës mosha ka filluar t’ia marrë shikimin dhe dëgjimin, ajo nuk ka se ku të shkojë ngase nuk ka trashëgimtarë, andaj Fadilin e ka si djalë të vetin i cili kujdeset për të.

Megjithate, Armendi i cili për 20 vite është i paralizuar dhe pa kushte adekuate financiare e higjienike është vuajtja që më së shumti shpirtërisht e mundon Fadilin.
“Ta shikosh evladin në gjendje të tillë dhe të mos mundesh të bëshë gjë… epo kjo është më shumë se vuajtje!”
Ai nuk mund ti ofrojë atij as kushtet minimale që i nevoiten një të paralizuari.
Kushtet e vështira socio-ekonomike familjen Ibishia nga Çarri i Malësisë së Bujanocit e kanë rraskapitur, nganjëherë ata fëmijë e din se çka do të kenë në sofër sot, por nuk e dinë se a do të kenë për të ngrën nesër.

GJITHKUSH QË KA MUNDËSI JEPNI KONTRIBUTIN TUAJ PËR KËTË FAMILJE./LajmiAL/












