Formimi i LËVIZJES PËR BUJANOCIN, largimi i pjesës dërmuese të kësaj Lëvizje nga PVD, qartë po vërehet se e ka destabilizuar nëntokën e këtij subjekti politik (PVD-në) në themelet e sajë.
Largimi i Driton Rexhepit të cilit PVD ia kishte besuar postin e të parit të komunës në zgjedhjet e vitit 2020, ish-këshilltarë i KK. Largimi i këshilltarit Duan Salihut, sekretares së KK Nermine Ademit, inspektorit të buxhetit Shkelzen Ademit, ish sekretarit të KK Selami Mustafa dhe shumë figura tjera që bartin poste në Administratën Komunale si dhe militantë derimë tash të përbetuar, ka bërë që PVD të lëkundet deri në themele. Këto lëkundje si duket i ka ndjerë më së shumti nëndega e Bujanocit e më pas edhe nëndegët tjera në tërë komunën.
Edhe përkundër faktit se ky subjekt politik po mundohet që ta bajë këtë periudhë parazgjedhore të heshtur, termeti vetëm se është ndjerë në shumë lokacione, sidomos në qendër. PVD, thuhet se aktualisht nuk e ka komoditetin e kalkulimeve pa një mbështetës, me të cilin si duket vetëm se ka filluar ti “rreh pazaret e kulaçit”. Siç flitet në opinion PVD tashmë ka filluar bisedimet me aleatin e sajë të zgjedhjeve parlamentare LPD-në rreth zgjedhjeve lokale, kështu duke futur në pazarë edhe postin e kryetarit të KKSH-së.
Nëse posti i kryetarit të KKSH-së do të mbetet edhe më tej nën ombrellën e LPD-së apo do të zbatohet marrëveshja, kjo mbase do të shihet pas zgjedhjeve lokale, por që PVD nga përvoja e deritanishme, asnjëherë nuk e ka dhënë 1 pa i marrë 2. Nga ana tjetër thuhet se edhe APN ka nisur fushatën e sajë duke iu referuar LËVIZJES PËR BUJANOCIN, të Diton Rexhepit.
Këtë të fundit nga Lëvizja e Rexhepit ia kanë dëmantur LajmiAL, se nuk qëndron një gjë e tillë, edhe pse në opinion flitet e kundërta. Megjithatë zyrtarisht asnjë subjekt politik nuk është deklaruar rreth pazareve. Në këto lojra si duket akoma nuk është futur PD e Nagip Arifit subjekt i cili edhe ky ka patur lëkundje por jo në masë të tillë sikurse PVD.
PD, aktualisht si kryesues i koalicionit qeveriaës është duke ruajtur parimin e partneritetit të krijuar në zgjedhjet lokale të 2020, me gjasë deri në minutat e një momenti të Artë, e që medoemos duhet të vijë duke e ditur se subjektet politike shqiptare gjithmonë kanë ego të pangopura, kalkulimet e hershme politike janë si “fërterja në zzjarr e peshku n’deti”./LajmiAL/












