A do ti kërkojë falje Pajaziti “Sabornostit” për billbordin? Rasti i posterit të Komandant Lleshit akoma i pa zbardhur

0
244

Shoqata qytetare “Organizata serbe Sabornost” nga Bujanoci i ka dërguar letër të hapur kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, duke shprehur protestë për atë që ata e quajnë një tjetër veprim provokues nga qeverisjaa lokale – vendosjen e një pano reklamuese në qendër të qytetit, e cila shkaktoi zemërim tek qytetarët, veçanërisht anëtarët e komunitetit serb dhe rom. Në billboardin me stemën e Komunës, shkruan “Mirë se erdhët n’shpi” në gjuhën shqipe, si mirëseardhje për diasporën, por qytetarët nuk e pëlqejnë faktin që nuk ka mirëseardhje në gjuhën serbe dhe rome, shkruan lokajla në gjuhën serbe bujanovaçke.

Gjithnjë sipas këtij portali, “Qytetarët e Bujanocit prisnin nga ju një qasje të ndryshme dhe më të përgjegjshme ndaj pozicionit që kryeni. Megjithatë, pas incidenteve të mëparshme në lidhje me posterat në qendër të qytetit, krijohet përshtypja se po provokoni qëllimisht popullsinë joshqiptare”, thuhet në letrën e nënshkruar nga kryetari i shoqatës, Oliver Milenkoviq.

Organizata “Sabornost” paralajmëron se lëvizje të tilla, qofshin ato “të pamatura apo të menduara me vetëdije”, mund të dëmtojnë më tej marrëdhëniet ndëretnike në komunë dhe i bën thirrje kryetarit të komunës të mendojë për pasojat e vendimeve të tij.

“Më e pakta që mund të bëni është t’u kërkoni falje publike qytetarëve të Bujanocit dhe të respektoni përdorimin e rregulluar me ligj të shkronjave dhe gjuhëve të të gjitha komuniteteve në të ardhmen – dhe gjuhët serbe dhe cirilike, si gjuhë zyrtare në Republikën e Serbisë, duhet të përfaqësohen kryesisht”, thuhet në letër.

Shoqata thotë se kritika e tyre nuk është keqdashëse, por një përpjekje për të nxjerrë në pah problemet që, nëse vazhdojnë, mund ta përkeqësojnë më tej situatën tashmë të tensionuar.

“Serbët nuk mund t’i durojnë më poshtërimet që janë fshehur në heshtje për vite me radhë”, përfundon letra.

Organizata “Sabornost” u bëri thirrje autoriteteve që t’i marrin seriozisht mesazhet e paraqitura në këtë letër dhe të marrin masa për të parandaluar prishjen e mëtejshme të bashkëjetesës në Bujanocin multietnik.

Nga ana tjetër edhe pas rreth një muaji që kanë kaluar, autorët e rastit të billbordit të Koandant Lleshit ende janë në liri.

E gjithë ajo tollovi kaloi sikurse nuk ka ndodhur asgjë, njejtë sikurse edhe rasti i mbishkrimeve antishqiptare në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Këto raste përveç deklarateve për poena politik, sikurse të pozitës poashtu edhe të opozitës duket se do të kalojnë në heshtje.