Kërkesa për themelimin e FONDIT KOMBËTARË TË SOLIDARITETIT nga dy komunat Presheva dhe Bujanoci edhe më tej është aktuale, por nëse kjo do të jetë aktuale edhe në takimin e nesërm të dy qeverive mbetet të shihet.
Kjo kërkesë e përbashkët e Komunës së Preshevës dhe Bujanocit drejtuar të dy qeverive, shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës, ka për qëllimi krijimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit i cili do të shërbejë për mbështetjen e zhvillimit dhe të financojë projektet të sferave si në: shëndetësi,arsim, kulturë, skencë, art, në mbrotje të ambientit, dhe hapje të vendeve të reja të punës./Suada Asani-LajmiAL/













