Bujanoc: Bashkëjetesa mes të rinjëve të tri nacionaliteteve vetëm “Makiazh” për sy e faqe!

0
670

Nga Suada Asani, nxënëse e sh.m “Sezai Surroi”

Të gjithë e dimë se njeriu është qenie sociale dhe vetminë e përjeton shumë keq…

Duke qenë se e dimë se njeriu është qenie sociale, ai ka nevojë për shoqëri, për njerëz që do i qëndrojnë afër, do ta mbështesin, ta besojnë e duan!

Unë jam Suada Asani. Jam 18 vjeçe. Jetoj në komunën e Bujanocit, gjegjësisht në fshatin Sumulicë. Shokë e shoqe të nacionalitetit tim kam mjaftë domethënë shqiptar, por jo edhe serb e romë.

E dimë se në Bujanoc kemi tre lloje nacionalitetesh, kemi rini të shëndoshë, por jo edhe të zhvilluar për nga aspekti i të shoqëruarit.

Ndoshta ndokush do jetë kundër meje tani, e do thotë se ka raste ku organizime të ndryshme i bëjnë që të rinjët të shoqërohen, të qëndrojnë bashkë, e të kalojnë kohë të mirë, por kjo sipas meje nuk është mjaft e bollshme.

Nuk duket e shëndoshë dhe shumë reale sipas meje që të rinjët të dalin ose të bëhen bashkë vetëm atëherë kur organizatat apo çfarëdo qoftë të veprojnë në të mirë të shoqëruerit të të rinjëve tanë.

Ne duam të bëhemi “Evropë” por nuk kemi as themelin e ndërtuar për Evropë.

Që një shoqëri të jetë sa më shumë e zhvilluar dhe e shëndoshë duhet të mos vuaj nga mentaliteti i ulët e sipas meje siç duket ky është një nga problemet kyçe e ndoshta edhe sëmundje e rrezikshme.

Këtu hyjnë edhe paragjykimet e stereotipet që duket që janë të pranishme me përqindje të madhe, fatkeqësisht.

Mund të flas me orë të shumta e pa ndal nga vet paragjykimet,nga vet ato që unë kam has e vazhdoj edhe për ditë të tjera.

Më vje shumë keq,mendoj se “fjalët” , “organizimet” , e këto gjërat që bëhen për barazinë shoqërore të zbatohen edhe realisht.

-Fjalë ka shumë, reklama ka shumë, por vepra jo aq! ..