Tashmë edhe Maqedonia e Veriut do të ketë akses në internetin e ofruar nga satelitët Starlink të Elon Musk.
“Starlink tani është drejtpërdrejt në Maqedoninë e Veriut! I ngazëllyer për akses të mëtejshëm në internetin me brez të gjerë me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët në Ballkan”, shkruan SpaceX në Twitter.
Shërbimi i internetit i Starlink i ofruar përmes një rrjeti kullash dhe një plejade satelitësh në orbita të ulëta mund t’i ofrojë Maqedonisë një avantazh sigurie ndaj infrastrukturës tradicionale të internetit me bazë tokësore./Suada Asani-LajmiAL/








