Medvegjë: 2 këshilltarë PD 1 PVD, por jo në koalicion

0
215

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Medvegjës, shqiptarët ekësaj komune arritën të fitojnë tri ulëse në KK, dy PD dhe një PVD.

Megjithatë edhe pas konstituimit të organeve komunale listat shqiptare funksionojnë ndarasi, jo si koalicion pavarësisht se janë vetëm 3 këshilltar kundrejt 22 serbëve.

Sipas Bajram Mustafës këshilltarë në KK të Medvegjës nga PD, aktualisht lista e PD-së të cilën përveç Mustafës e përbën edhe këshilltari Femi Beha nuk kanë asnjë marrëveshje dhe funksionojnë si listëtë më vete, njejtë është duke funksionuar edhe këshilltari i PVD-së Florim Sahiti.

“PD në zgjedhjet lokale të 3 prillit ka kandiduar me listën e vetë dhe kemi fitu dy vende, pas konstituimit të KK nuk ka patur ndonjë iniciativë për bashkëpunim deri në këto momente, ende nuk ka ndonjë situat të qartë as në Kuvendin Komunal, ta shohim në vijim si do të shkojn punët” është shprehur për LajmiAL këshilltari Bajram Mustafa.

Sipas Mustafës dy këshilltarët e PD-së aktualisht funksionojnë si listë e vetme dhe nuk kanë ndonjë marrëveshje me askend.

Femi Beha dhe Bajram Mustafa janë nga lista e PD-së ndërsa Florim Sahiti është nga PVD, këta janë të zgjedhurit që do ti pëfqësojnë shqiptarët në këtë mandat. 

Vlen të theksohet se kuvendi komunal i Medvegjës i ka 25 asamblesitë./LajmiAL/