Konkurset aktualisht të hapura në komunën e Bujanocit

0
366

Për qëllime të përkrahjes së bizneseve dhe punësimit, aktuale janë këto konkurse, për të cilët mund të aplikojnë të interesuarit nga komuna e Bujanocit:

KONKURSI NGA BUXHETI I KOMUNËS SË BUJANOCIT

➡️ Komuna e Bujanocit ka ndarë 24 milionë dinarë për përkrahjen e biznesit lokal, nga to:

  • 18 milionë për bizneset ekzistuese
  • 6 milionë për ata që dëshirojnë të themelojnë biznesin

Afati i fundit për paraqitje: 31.05.2022

KONKURSI NGA TRUPI KOORDINUES

➡️ Trupi Koordinues ka ndarë 16.600.000,00 dinarë për subvencionimin e bizneseve nga komuna e Bujanocit.

Vlera minimale e subvencionimit 300.000,00 dinarë, maksimalja 3.000.000,00 dinarë.

Afati i fundit për paraqitje 10.06.2022.

KONKURSI NGA PROGRAMI I BASHKIMIT EVROPIAN EU PRO +

➡️ Në mesin e 99 komunave në Serbi, edhe bizneset nga komuna e Bujanocit mund të aplikojnë. Vlera e mundshme e subvencionimit, prej 10.000 € – 40.000 €.

Afati i fundit për aplikim 30.06.2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here