Mbase në orët e pasdites së sotme në shum “portale” ishte plasuar lajmi se për të hyrë në Kosovë nga nesër do të duhej nje test PCR negativ, kjo nuk është konfirmuar nga as edhe një zyrtar i R. Kosovës.
Të gjitha këto media që plasuan lajmin thirreshin në burime jozyrtare, duke i patur zyrtaret të cilat nuk e konfirmuan një gjë të tillë.
Lajmin se nuk do të kërkohet test PCR negativ për shqiptarët e Luginës e ka konfirmuar vet Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj për kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës.
Zemaj ka thënë se nuk është diskutuar një gjë e tillë dhe sr hyrja në Kosovë për luginasit për momentin mbetet siç ka qenë deri më tash.
Qarkullimi për luginasit është i lirë për në Kosovë. Pa teste. /Lajmi-AL/












