SHFD UÇK Dega në Gjilan dhe drejtoria e Kulturës së komunës së Gjilanit po manipulojnë me dëshmorët e UÇPMB-së

0
363

OVL UCPMB shprehë indinjatën e thellë me tendencën e disa individëve për të manipuluar me emrin e dëshmorëve për qëllime të panjohura.

Për dëshmorët e UCPMB-së është OVL UCPMB-së e cila ka vite që përkujdeset për hallet dhe problemet e përditshme të tyre dhe për të njëjtit është angazhuar që t’i dalë në ndihmë. Edhe datat e përkujtimit të rënies së tyre, është OVL e UCPMB e cila në vazhdimësi është përkujdesur për ti shënuar dhe përkujtuar me sinqeritetin më të madh të mundshëm.

Duke e ditur shumë mirë se në çdo përvjetor të dëshmorëve apo akademi përkujtimore, jemi nën përcjellje të vazhdueshme nga zyrtarë policorë dhe inspektorë serb.

Tani kemi një përpjekje ilegale, e trafikuar nga individë të papërgjegjshëm që me qëllim të ngritjes së personalitetit të tyre, që tani më është përbaltur në tërësi, kanë organizuar një akademi përkujtimore për dëshmorët e UÇPMB-së. Të gjithë duhet ta kuptojnë se ky aktivitet është bërë tinëzisht, pa konsultim me OVL UÇPMB as në Bujanoc dhe as në Preshevë. Për më keq, një organizim i tillë i organizuar nga SHFD UÇK në Gjilan po bëhet në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës së Komunës së Gjilanit.

Është i turpshëm anashkalimi i tërsishëm i OVL UÇPMB-së në Bujanoc dhe Preshevë.

Pavarësisht personave që qëndrojnë pas këtij organizimi, Dëshmorët janë të shenjtë dhe para veprës së tyre heroike ne përulemi përjetësisht.

Mirëpo, një organizim i tillë ka një qëllim kundërthënës, është lojë me ndjenjat e familjarëve të dëshmorëve dhe ka për qëllim thellimin e përçarjes, në veçanti përçarje dhe mosdurim brenda familjeve të dëshmore.

Ne i drejtohemi SHFD UÇK Dega në Gjilan dhe Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Gjilanit se përgjegjës për dëshmorët nga radhët UÇPMB-së jemi ne, dhe jo dikush tjetër.