Bujanoc: Në 24 orët e fundit 13 persona pozitiv me Covid-19

0
301

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 585 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1626 kontrolla prej tyre 1547 të rritur dhe 79 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 147 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 16.12.2020 ka qenë 83, prej tyre 81 të rritur, dhe 2 fëmijë.

Me test Antigjen janë kontrolluar 11 analiza, prej tyre 4 person kanë rezultuar pozitiv, ndërsa me PCR test 9 persona kanë rezultuar pozitiv, kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 13 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./LajmiAL/