KF “Tërrnoci” ia pa “sherrin” mediave, dënohet me 130.000 dinarë për ndeshje me tifozë në gjendje pandemie.

0
576

Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm që treguan lojtarët e KF “Tërnocit” në fushën e gjelbërt, duke mposhtur pothuajse çdo kundërshatë që i doli përpara dhe duke u radhitur të parët në rangun e tyre, krejt në fund kurorëzimi përfundoi me një dënim në vlerë prej mëse 1.000 euro, por jo për fajin e tyre pse ata ishin të pamposhtur.

Dëshira e tifozëve është mëse e qartë se nuk mund të kontrollohet për ti përkrahur nga afër ndeshjet e heronjëve të fushës së gjelbërt, por kjo rezultoi me dënimin që tash klubi duhet të paguaj për shkak të prezencës së tifozëve në gjendje pandemie, kur ndeshjet e futbollit me tifozë në Sërbi ishin të ndaluara.

Ajo që është për tu habitur është fakti se, në raportin e drejtorit të ndeshjes të Federatës së Futbollit të Rrethit të Pçinjës në disa raste përmenden si dëshmi “fotot mediave” në bazë të të cilave edhe është përpiluar raporti i cili për pasojë ka dënimin ndaj KF “Tërnocit”.

Vlenë të theksohet se përpos disa mediave lokale, fotot e tifozëve për ndeshjen cituar në raport, janë publikuar edhe në mediat tjera në gjuhën serbe.  

Kryesia e klubit pas këtij vendimi, ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës vendimin për dënimin e shqiptuar e konsideronë si padrejtësi që po I bëhen klubit.

Komunikatë e KF “Tërnoci”

Po na bëhen padrejtësi por ne do të ecim përpara.

Kryesia e KF “Tërnoci” në mbledhjen e fundit ka analizuar ecurinë në klub pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Me këtë rast, është vlerësuar mjaft e suksesshme pjesa e parë e kampionatit, si në ekipin e seniorëve ashtu edhe të kategorive të reja.

Përveç futbollistëve dhe trajnerëve, organi më i lartë i KF “Tërnoci”, edhe njëherë falenderon të gjithë kontribuesit, qoftë ata me mjete financiare dhe rekuizita, reklamuesit, mediat, tifozët etj.

Poashtu, klubi ynë është në pritje të shpalljes së rezultateve të konkursit për klubet sportive nga ana e komunës së Bujanocit duke e konsideruar ndarjen e mjeteve si të patjetërsueshme për funksionimin normal të të gjitha ekipeve tona.

Pas kësaj mbledhje, kryesia e KF “Tërnoci” dëshiron të njoftoj opinionin se me pretekst të lëshimit në organizim në ndeshjen me KF “Lugina”, klubi ynë është gjobitur (për shkak të prezencës të një numri të vogël të publikut) me 100.000 dinarë nga ana e Federatës së Futbollit të Rrethit të Pçinjës dhe me 30.000 dinarë nga ana e Inspeksionit Komunal të Bujanocit.

Këto dënime i kemi cilësuar si tejet të larta dhe të padrejta ngase si klub kemi marrë të gjitha masat me rastin e organizimit të një ndeshje futbolli.

Megjithatë, KF “Tërnoci” do të vazhdojë të mos politizojë asnjë rast dhe në fushën e gjelbërt dhe falë djersës së djemëve tanë do vazhdojë të tregojë forcën e vet.

Edhe në sezonin pranveror do të tregojmë se jemi dhe do të qëndrojmë të parët deri në fund.

Përpara me Tërnocin!

Tërnoc, 16 dhjetor 2020

Nga kryesia e KF Tërnoci