Arifi: Do të vazhdojmë të punojmë në ngritjen e cilësisë në arsim, gjithnjë në mbështetje të nxënësve të dalluar

0
229

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe shefi i kabinetit Sali Salihi sot pritën në takim tre nxënës të shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, të cilët morën pjesë në garat regjionale të Fizikës në kategorinë Gama, që u mbajtën në Gjimnazin “Bore Stankoviq” të Vrajës, të cilët kanë arrit rezultate jashtëzakonisht të mira.

Kryetari Arifi është shprehur se, “Ishte kënaqësi që sot të mirëpres nxënësit e dalluar të gjimnazit “Sezai Surroi”, të cilët me suksesin e tyre po na bëjnë krenarë.

Ana Mustafa, Florent Latifi dhe Dren Aliu janë tre nxënësit që në garat rajonale të lëndës së fizikës të mbajtura në Vranjë më datë 27.03.2022 fituan vendet e para.

Një pjesë të suksesit të tyre i atribohet edhe profesorëve të fizikës Vjollca Rexhepi dhe Baki Rexhepi, si dhe drejtorit të gjimnazit Zejni Fejzullahu.

Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të punojë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe është gjithnjë në mbështetje të nxënësve të dalluar” është shprehur kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.