Arifi priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rom

0
271

Me rastin e ditës Botërore të Romëve kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot përfaqësuesit e komunitetit rom të komunës së Bujanocit.
Me këtë rast është biseduar lidhur me kushtet e romëve ne komunën e Bujanocit dhe përkushtimin e pushtetit lokal ndaj komunitetit rom.
Romët në komunën e Bujanocit kanë përfaqësit e tyre në Asamblenë Komunale, por edhe institucionet tjera të vetqeverisjes lokale.

Postimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, sot në zyrën time mirëprita dhjetëra përfaqësues të këtij komuniteti.

Biseduam rreth rëndësisë së 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, si dhe për projektet që kemi realizuar e do t’i realizojmë në të ardhmen.

Si kryetar komune, shpreha gatishmërinë që të vazhdoj me realizimin e projekteve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë romë.

Bujanoci është i të gjithëve, andaj përkrahja ime do të jetë për të gjitha komunitetet, pa dallim etnia, feje apo race