“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të paraqes ankesë edhe në KRZ

0
328

Njoftim për opinion

Komisioni komunal zgjedhor I Bujanociot, duke vendosur me përbërjen e vet të zgjedruar, ka refuzuar ankesat e “KOalicionit të shqiptarëve të Luginës” për anulimin e zgjedhjeve në dy vendvotime në Bujanoc, atë numër 6 të lagja e Strukarëve në Tërnoc dhe vendvotimin numër 13 në Zarbincë.

Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për shkak të lëshimeve ligjore që janë bërë në [procesin e votimit në këto dy vendvotime, gjatë ditës sot I kanë dorëzuar sot Komisionit komunal zgjedhorë në Bujanoc kërkesë për rivotim në dy vendvotime në Komunën e Bujanocit.

Edhe pse shkeljet e evidentuara paraqesin shkelje të rënda të procesit zgjedhor, në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve popullorë, Komisioni komunal zgjedhor në përbërje të zgjeruar, në të cilën dominojnë përfaqësuesit e partive serbe, me 9 vota për dhe 12 kundër, ka hedhur poshtë kërkesën e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës.

Duke ndjekur procedurat ligjore Koalicioni I shqiptarëve të Luginës, do t’I paraqesë kundërshtimin e vet Komisionit Republikan Zgjedhor, nga I cili do të kërkojë anulimin e zgjehdjeve në këto dy vendvotime.

Në rast të refuzimit të kërkesës, lënda do të adresohet në Gjykatën administrative e cila paraqet instancën e fundit në këtë proces.

Nga Shtabi zgjedhor