Bujanoc: Të premtën KK voton për rebalansin e buxhetit për vitin 2020

0
376

Të premtën më 18 dhjetor do të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Bujanocit e gjashta me radhë.

Në bazë të këtij vendimin, janë paraparë të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.

Shqyrtimi i rishikimit të buxhetit të Komunës së Bujanocit për vitin 2020 është pika e parë e rendit të ditës.

Më pas propozim vendimi mbi shpërndarjen e mjeteve për investime nga buxheti i Trupit Koordinues për vitin 2020.

Me radhë do të diskutohet shqyrtimi i programit të punës me planin financiar për vitin 2021 të Ndërmarjes Publike Komunalia dhe pika 4 do të bëhet propozim i draftit të Statutit të Entit të Farmacisë në Bujanoc.

Deklarata mbi rolin e funksionit të menaxhimit të resurseve njerzore në Komunën e Bujanocit dhe në pikën tjetër do të shkarkohet kryetari i Këshillit drejtues në entin publik Qendra Sportive ‘’Rinia’’ në Bujanoc, po ashtu do të bëhet dhe emrimi i ri i kryetarit të këshillit drejtues të në këtë institucion sportiv.

Në pikën e tetë do të bëhet propozim aktvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit për emrimin e anëtarve të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit.

Në pikën e parafundit do të bëhet propozimi mbi ndryshimin e aktvendimit mbi emrimin e anëtarve të Këshillit drejtues të Shkollës Fillore ‘’Sveti Sava’’në Bujanoc.

Dhe në fund hapsira për propozime të reja nga antarët e kuvendit. /Lajmi-AL/