6 pacient nga Presheva dhe 11 nga Bujanoci të shtruar në Covid spitalin e Vranjës

0
421

Drejtori i shtëpis së shëndetit në Preshevë dr. Driton Salihu është takuar me drejtorin e spitalit të Vranjës dr Nikolla Popoviç, me të cilin kanë biseduar rreth pacientëve nga Presheva dhe Bujanoci me Covid-19 që janë duke u sh2ruar në Spitalin e Vranjës.

Postimi i dr. Driton Salihut:

Sot takova drejtorin e spitalit të Vranjës dr Nikola Popoviç për t’u informuar nga afër për situatën e krijuar me Covid-19 dhe gjendjen shëndetsore të pacientave tanë.

Momentalisht 6 pacient nga Presheva dhe 11 nga Bujanoci janë të shtrirë në Covid spitalin e Vranjës.
Spitali sekondar ku pacientat e Preshevës marin ndihmën e parë është qendra spitalore në Vranjë.
Shtëpia e shëndetit gjithmonë ka qenë e gatshme dhe ka ndihmuar spitalin e Vranjës në kohë pandemie për transport të pacientave drejt qendrave tjera.
Bashkëpunimi në nivel do të mbetet edhe më tej dhe drejtori premtoi që pacientat do të trajtohen në mënyrën më profesionale të mundshme, ka thënë Salihu. /Lajmi-AL/