Covid-19: Bujanoci me 3 raste të reja të virusit korona

0
185

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 205 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 15 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 5 janë nga Vranja, nga 3 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Bujanoci, nga 2 raste të reja kanë konfirmuar Surdulica dhe Boseligradi, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së premte./LajmiAL/