Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 240 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 19 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 11 janë nga Vranja, nga 3 raste kanë Vlladiqin Hani dhe Surdulica dhe nga 1 rast kanë Boseligradi dhe Bujanoci, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së enjte./LajmiAL/












