Erioni, djaloshi që shkëlqeu si kampion

0
783

Djaloshi me prejardhje nga Konçuli i Bujanocit Erion Veseli i cili në moshë të re e ka filluar karrierën e tij në boks, sot edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Bayernit në kategorin 75kg.

Ky talent i cili jeton dhe vepron me familje në Gjermani, me vendim unanim të jurisë ka mposhtu kundërshtarin e tijë dhe kështu në moshën 15 vjeçare arriti të marrë titullin e parë si kampion në kategorinë e tijë në rrethinën e Bayernit.

Erioni është pjesë e klubit të boksit “BoxingGYM” të kampionit të madh Haxhi Krasniqit të cilin shpesh e kemi parë në stërvitje me Haxhi Krasniqin, ndërsa kurorëzimi i sotëm me medaljen e kampionit e dëshmom përkushtimin e këtij talenti për arritjet e mëdha që e presin në të ardhmën.

“Kjo fitore më jep edhe më shum vullnet që të vazhdojë edhe me fortë në rrugëtimin tim në të ardhmën, por në asnjë moment nuk dua ti harrojë trajnerët e mi që aq shumë punuan me mua që unë sot të jemë një kampion në kategorinë time në rrethinën e Bayernit.

Padyshim personi të cilit ia dedikojë këtë fitore dhe i cili e meritonë më shumë se askush tjetër është prindi im Arben Veseli i cili më përkrahë në çdo hap timin dhe kjo i dedikohet atij” u shpreh Erioni.

Erioni tashmë është bërë frymëzim edhe për shumë moshatarë të tijë, ai ka fansat e vetë dhe po trason rrugën e një kampioni të vërtetë.

Emocionet janë të papërshkruara edhe për prindin e tijë Arbenin, në momentet kur udhëheqësi e shpall Erionin kampion as lotët nuk janë të përmbajtshëm, e si mund të jenë thotë Arbeni kur ke një fëmijë si Erioni./LajmiAL/