Nga Janari 2021 derivatet e naftës do të shtrenjtohen për 4 dinarë për litër

0
381

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarëve të Serbisë do t’u duhen disa mijëra dinarë më shumë në muaj për faturat kryesore.

Janë paralajmëruar rritje të çmimeve për karburant, cigare, parapagimi i TV-së, ndërsa, disa komuna duhet të presin taksa më të larta në pronë, si dhe faturat e ujit …

Shoferët qysh nga muaji i ardhshëm mund të kenë një çmimore të re në pompat e benzinës, për shkak se vlera e naftës në bursat botërore është rritur me 33 për qind muajin e fundit.

Javën e kaluar, për herë të parë që nga marsi, nafta e papërpunuar “Brent” ka arritur vlerën e 50 dollarëve për fuçi në bursat botërore, shkruan Blic.

Ata që e njohin situatën, presin që kjo të reflektohet në çmimin e karburantit edhe në vendin tonë, i cili qysh nga janari mund të rritet për dy deri në katër dinarë për litër.

Sidoqoftë, është një vlerësim disi më realist që ngjarjet globale mund të reflektohen në tregun Serb brenda vetëm dy ose tre muajve, sepse përafërsisht naftëtarët serbë paraprakisht blejnë lëndë të parë në tregun botëror për një periudhë të tillë./LajmiAL/