“Nuk është kjo hera e parë që po na ndodhë një gjë e tillë, nuk kemi letër dhe paisje tjera higjienike të nevojshme për pacientët por edhe për ne” kshtu i ka thënë LajmiAL, njëri nga mjekët në një repart të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc i cili për shkaqe hakmarrje nga drejtoresha ka dashur të mbes anonim.
I njeti ka potencuar se, nga buxheti komunal për Shtëpinë e Shëndetit ndahen mjete të dedikuara për furnizim me paisje higjienike, por ku janë ato para kur ne nuk kemi gjërat më elementare, sidomos në periudhën e pandemisë kur higjiena është mëse e nevojshme, është shprehur mjeku.
LajmiAL ka vizituar pothuajse të gjitha repartet, por shqetësimi më i madhe është te reparti i gjinekologjisë, sidomos te ultrazëri pacientet janë të obliguara që letrat higjienike ti sigurojnë vetë, në vend që ato ti sigurojë institucioni shëndetësorë.
“Motër ku janë letrat” i thotë mjeku motrës medicinal te ultrazëri, ndërsa ajo përgjigjet “nuk kemi nuk po na binë, po thojnë se nuk ka” i përgjigjet motra mjekut duke shtuar se kjo gjendje po zgjatë për disa ditë dhe jo vetëm këtu por edhe në ambiente tjera ka munges të pajisjeve higjienike.
Mjeku përesm LajmiAL i bënë apel pushteti lokal që të kontrollojë mjetet që ndanë nga buxheti për Shtëpinë e Shëndetit./LajmiAL/












