𝗘𝗱𝗵𝗲 𝟭𝟬𝟬 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝗿𝗶𝗻𝗷𝘁ë 𝗻ë 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿

0
454

Pavarësisht krizës aktuale projektet e planifikuara të ndihmës shtetërore vazhdojnë.
Një ndihmë e re prej 100 eurosh për të rinjtë do të arrijë në qershor të këtij viti.
Në fillim të shkurtit të këtij viti të rinjtë kanë marrë ndihma financiare prej 100 eurosh dhe së shpejti do të arrijnë edhe shumë të tjera.
100 euro ndihma e re shtetërore do të paguhet në qershor në tre ditët e para të muajit.

Të gjithë të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç kanë të drejtë për ndihmë. Në listën e atyre që plotësojnë kushtet do të përfshihen praktikisht të gjithë ata që mbushin 16 vjeç deri në fund të majit ose ata që deri atëherë do të marrin nënshtetësinë serbe.
Nëse tashmë keni aplikuar për ndihmën e mëparshme prej 100 eurosh që shteti u ka paguar të rinjve, nuk do të nevojitet aplikim i ri.

Përjashtim bëjnë ata që kanë mbushur 16 vjeç ose kanë marrë nënshtetësinë.
Regjistrimi për të tjerët do të bëhet nga data 16 deri më 31 maj.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, përmes portalit të Administratës së Thesarit dhe i gjithë procesi është i thjeshtë.