Regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore ka filluar përmes portalit eAdministrata (eUprava)

0
305

Për të tretin vit radhazi shërbimi për regjistrimin e fëmijëve në shkollën fillore është sërish i disponueshëm në portalin (eUprava) duke caktuar termine për regjistrimin dhe testimin e fëmijëve, ka thënë për Tanjug, ndihmësministri i Arsimit për Arsimin Parashkollor dhe Fillor, Milan Pashiq.

“Me ardhjen e prindërve në shkollën fillore në terminin e paraparë, prindërit kryejnë të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me regjistrimin, pa pasur nevojë të sjellin asnjë dokument – ​​çertifikatë lindjeje, regjistrim të vendbanimit, vërtetim për ndjekjen e programit parashkollor dhe vërtetim për ekzaminim mjekësor të fëmijës, sepse të gjitha të dhënat do të merren, sipas detyrës zyrtare në formë elektronike”, tha Pashiq.

Ai përmendi se i vetmi dokument në letër që prindërit duhet të sjellin në shkollë është certifikata mjekësore nëse kontrolli mjekësor është kryer nga një mjek privat ose një institucion shëndetësor ushtarak.

Vitin e kaluar rreth 35.800 prindër dhe persona të autorizuar kanë shfrytëzuar shërbimin e orarit elektronik për regjistrim në shkollën fillore.