Integrimi në institucionet shtetërore të shqiptarëve, të premtën në Bujanoc 6 ministra serb

0
261

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizon një tjetër dialog social lidhur me planin 7 pikash për integrimin në institucionet shtetërore.

Dialogu do të mbahet në Bujanoc, më 11.03.2022, në ora 11:00, në objektin e Fakultetit Ekonomik në Suboticë – Dega në Bujanoc, r. Karagjorgja Petrovica b.b.

Në pjesën hyrëse të dialogut do të flasin ministrja për të drejtat e njeriut dhe pakicat dhe dialogu social Gordana Çomiq, ministrja e drejtësisë Maja Popoviq, ministrja e punës, punësimit, veteranëve dhe çështjeve sociale Darija Kisiq, sekretare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Mirsad Gjerlek, ushtrues detyre i ndihmës ministrit për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë Aleksandar Adamoviq, Kryetari i Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu