Mitroviç: Diskriminimi po bëhet ndaj serbëve, por nuk mund të na dëbojnë nga këtu

0
215

Kreu i SNS-it për Bujanocin Nenad Mitroviç akuzon subjektet politike shqiptare, për siq thotë ai diskriminim ndaj komunitetit serbe.

Sipas tij unifikimi në zgjedhjet e fundit kishte për qëllim dëbimi e serbëve nga jeta shoqërore e politike, por edhe dalja me dy lista të ndara ka një porosi të qartë në këtë drejtim.    

“Është e qartë se, qëllimi i tyre në zgjedhjet e fundit ishte që serbët t’i dëbojnë nga jeta politike dhe shoqërore, dhe atëherë shqiptarët ishin të vrullshëm dhe i dëbuan serbët nga pushteti lokal”, ka thënë kreu i SNS-it për Bujanocin Nenad Mitroviç për mediat lokale në gjuhën serbe.

Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare me dy lista të ndara sipas Mitroviq, ata po u dërgojnë një mesazh të qartë serbëve.

“Por ne qëndrojmë në këtë zonë, kemi lindur këtu dhe nuk do të lëvizim. Përkundrazi, do të luftojmë që në të ardhmen të kemi edhe më shumë shembuj të mirë, siç është fabrika Yumko, në mënyrë që njerëzit të punojnë dhe të bëjnë një jetë të mirë nga puna e tyre” ka theksuar më tej  Mitroviç.

Sipas kreut të SNS-it në Bujanoc, përsa i përket diskriminimit të shqiptarëve në të cilën gjithnjë thirren politikanët shqiptarë, kjo është e kundërta.

“Nga 16 të punësuar të rinj në NP “Komunalia”, të gjashtëmbëdhjetë janë shqiptarë, nga 6 të punësuar të rinj në Qendrën sportive në Bujanoc, të gjithë janë shqiptarë, nga 29 të punësuar të rinj në vetëqeverisjen lokale, vetëm një është serb. Dhe kur të kesh parasysh gjithçka, diskriminimi bëhet ndaj serbëve, jo ndaj shqiptarëve” përfundon Nenad Mitroviç.